Description
Përshkrimi i Produktit
Youth Lab Retinol Reboot Krem Nate
Kremi i natës Retinol Reboot është një krem nate i përmirësuar, me vitaminë A të gjeneratës së re, që ristrukturon dhe pakëson shenjat e plakjes.
Një formulë aktive, me veprim të shpejtë që përmban të njëjtën teknologji si serumi Retinol Reboot dhe përbërës aktivë që inkurajojnë rigjenerimin dhe ekuilibrimin e lëkurës. Redukton dukshëm linjat dhe rrudhat e thella, duke rritur qëndrueshmërinë, fleksebilitetin dhe elasticitetin e lëkurës. Në të njëjtën kohë, balancon nivelet e lagështisë, për të siguruar lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese. E disponueshme në një paketim premium, hermetik! Duke zgjedhur një ambalazh hermetik shmangim kontaminimin, dehidratimin dhe gjithashtu oksidimin e kremit nga ekspozimi i ajrit dhe kontakti me duart.
I përshtatshëm për
- Të gjitha llojet e lëkurës
- Lëkura me papërsosmëri ose tendencë për rosacea/skuqje
- Aknet e të rriturve
- Linja & rrudha
- Toni i pabarabartë i lëkurës
- Teksture e lëkure e ashpër
Përbërësit aktivë:
- Kompleksi Retinal O5, formë e retinaldehidit, i cili është derivati më i afërt i acidit retinoik, që synon të përshpejtojë metabolizmin qelizor dhe të përmirësojë shkëlqimin e lëkurës, ndërsa funksionon për mrekulli në lëkurën e ndjeshme.
- Ester i Acidit Retinoik HPR i patentuar, që vepron në zemër të qelizave, pa shkaktuar irritime – ashtu si acidi retinoik.
- Niacinamide, që forcon epidermën dhe hidraton, duke reduktuar poret, dhe tonin e pabarabartë të lëkurës.
- Acidi poliglikuronik, oligosakarid që rrit qëndrueshmërinë e lëkurës.
- Ekstrakt Swertia Chirata, që përshpejton rinovimin e qelizave dhe rrit elasticitetin e lëkurës.
Udhezime mbi perdorimin:
Aplikojeni çdo natë në fytyrë, qafë dhe dekolte.
Nëse nuk keni përdorur kurrë më parë një produkt të ngjashëm me retinol, filloni duke e aplikuar çdo natë të dytë, për dy javë dhe më pas çdo natë. Për rezultate më të mira, kombinojeni me Retinol Reboot Serum.
Në rast acarimi, reduktoni frekuencën e përdorimit në dy herë në javë. Nëse simptomat insistojnë, bëni një pushim të shkurtër derisa lëkura të kthehet në gjendje normale dhe kufizoni përdorimin e saj gjatë natës nga një deri në tre herë në javë.
Reviews
There are no reviews yet.