Description
Përshkrimi i Produktit
Lycia – Disketa të buta pambuku për heqjen e make up
Disketat e buta Lycia për pastrimin e fytyrës dhe heqjen e make up nga sytë, largojnë të gjitha papastërtitë në mënyrë të sigurt dhe shpejt. Formulimi i tyre me 100% pambuk të butë siguron delikatesë maksimale në lëkurë. Me teksturë të ndryshme nga të dyja anët.
Heqja e të gjitha mbetjeve dhe papastërtive të make-up-it është thelbësore për të siguruar mirëqenien e lëkurës. Disketat e buta për heqjen e grimit Lycia ju lejojnë ta kryeni këtë proces shpejt falë:
- Ana me teksturë vertikale lejon heqjen e të gjitha gjurmëve të papastërtive duke e kaluar diskun prej pambuku mbi fytyrë nga lart poshtë.
- Ana me një strukturë të valëzuar eleminon çdo mbetje që është më e vështirë për t’u hequr në thellësi, me një lëvizje nga qendra e fytyrës jashtë.
- Formula me 100% pambuk lë një ndjesi të këndshme në lëkurë
- Të buta, të sigurta, higjienike dhe rezistente
- Nuk lënë mbetje në lëkurë
Udhëzime mbi përdorimin
Përdorni fillimisht anën me teksturë vertikale dhe më pas anën e valëzuar, duke nisur nga qendra e fytyrës drejt pjesës jashtë.
Mbyllni qesen e paketimit pas çdo përdorimi.
Reviews
There are no reviews yet.