Description
Përshkrimi i Produktit
Kokoso – Newborn Essentials Kit
Seti Newborn Essentials Kit nga Kokoso përmban produkte natyrale për të pastruar dhe ushqyer lëkurën e foshnjave. Pa parfum, por me vaj kokosi të zgjedhur me kujdes, ky set i paraqitur bukur përbën një dhuratë të mrekullueshme për një prind të ri ose në pritje të fëmijës. Paketimi i produktit është realizuar me materiale të ricikluara, si dhe të riciklueshme pas konsumit, duke u bërë miqësorë jo vetëm me lëkurën e fëmijës, por me të gjithë planetin. Sfungjeri Konjac është 100% i biodegradueshëm. I përsosur për të porsalindur me lëkurë të ndjeshme!
Seti përmban:
- Vaj organik kokosi Kokoso Baby – 70g
- Shampo e butë pa aromë për flokët dhe trupin – 200 ml
- Sfungjer banjoje për bebe Konjac 100% natyral
Seti Newborn Essentials Kit përmban produkte të testuara dermatologjikisht, të përshtatshëm për përdorim që nga dita e parë e lindjes. Produkte vegane të sigurta për lëkurën e ndjeshme dhe të prirur për ekzemë.
Udhëzime mbi përdorimin
Banja e parë e foshnjës është tepër e veçantë dhe sfungjeri ynë super i butë Konjac është ideal për pastrimin dhe masazhimin e butë të lëkurës së të porsalindurit vetëm me ujë. Kur të jeni gati të filloni të përdorni larësin, Shampoja e butë pa aromë për flokët dhe trupin është e përsosur për larjen e parë të trupit të foshnjës. Shtoni një sasi të vogël në sfungjerin Konjac për të krijuar një shkumë të butë pastruese. Pas larjes, përdorni vajin premium organik të kokosit për të hidratuar dhe ushqyer lëkurën dhe skalpin e foshnjës. Mund të përdoret gjithashtu si një balsam natyral për të qetësuar çdo skuqje ose tharje të lëkurës.
Reviews
There are no reviews yet.