Description
Përshkrimi i Produktit
Buonavit Baby është një suplement vitaminik i formuluar specifikisht për bebet dhe fëmijët: mund të përdoret që nga lindja e fëmijës.
Ky suplement kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar (vitamina A, B6, B12, D dhe acidi folik). Ndihmon në metabolizmin normal të energjisë dhe funksionin e sistemit nervor (vitaminat B1, B2, B6, B12 dhe PP).
Vitamina D është e domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave të fëmijëve.
Udhëzime mbi përdorimin
Doza e rekomanduar është:
- 0.5 ml në ditë për bebet (0-1 vjeç)
- 1 ml në ditë për fëmijët mbi 1 vjeç
Doza mund të ndryshojë sipas rekomandimit të mjekut.
Përdorni pikatoren e shkallëzuar të përfshirë në paketim.
Lexo më shumë mbi vitaminat
Vitaminat janë një grup përbërjesh organike që duhet të merren çdo ditë me dieten ushqimore. Ato janë të domosdoshme për rritjen dhe performancën optimale të aktiviteteve jetësore. Këto mikronutrientë veprojnë si rregullatorë të metabolizmit tonë. Ato veprojnë si koenzima (ndihmëse të enzimave) dhe mbartin një funksion specifik.
Bazuar në tretshmërinë e tyre ato ndahen në:
Të tretshme në ujë: vitaminat B1, B2, B5, B6, B12; vitamina PP, acidi folik, vitamina H; vitamina C.
Të tretshme në yndyrna: vitaminat A, D, E dhe K
Vitaminat kanë një rol shumë të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve dhe veçanërisht në fazat e para të rritjes. Në fakt ato veprojnë si nxitës të proçeseve metabolike dhe energjitike të domosdoshme për zhvillimin e kockave dhe për mekanizmat mbrojtës ndaj stresit oksidativ.
Në fëmijët prematurë në veçanti, vitamina D, E, K, B6, acidi folik dhe vitamina A janë gjithmonë suplemente të rekomanduar pasi parandalojnë komplikimet pulmonare.
Reviews
There are no reviews yet.