Description
Përshkrimi i Produktit
Youth Lab Shimmering Dry Oil (100 ml)
Vaj i thatë me veprim shumë intensiv për fytyrën, flokët dhe trupin.
Me reflektorë diskretë të dritës për shkëlqim të menjëhershëm. Hidraton, ushqen dhe mbron nga radikalet e lira dhe plakja e parakohshme, ndërkohë që rrit qëndrueshmërinë e lëkurës dhe qetëson acarimet.
Përthithet menjëherë, ka një aromë të mrekullueshme.
Përbërësit:
- Ester me origjinë Natyrale, me veti hidratuese të provuar deri në 8 orë, “kyç brënda” hidratimin dhe redukton humbjen transepidermial të ujit.
- Vaji i Arganit, Susamit dhe Lajthisë ofrojnë ushqim, qetësim dhe mbrojtje intensive nga fotoplakja dhe restaurojne barrierën e lëkruës
- Vaj nga Kallami i Sheqerit, me efikasitet të provuar klinikisht mbi floket, hidraton nga brënda, ofron mbrojtje termale dhe ruan ngjyrat.
- Pro-silanol, përbërje organike silikoni natyral, kontribuon në riparimin e indeve lidhëse dhe mbron lëkurën nga faktorët plakës.
- Mica, pigmente nga minerale silikati që pasqyrojnë dritën
Testuar dermatologjikisht, jo-komedogjene pa paraben dhe gluten.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në mënyrë të barabartë në lëkurë të pastër derisa të absorbohet. Në flokë të lagur ose të thatë duke shmangur rrënjët.
YouthLab Candy Scrub & Mask ( 50 ml)
Peeling i fuqishëm që lehtëson poret e bllokuara pa irrituar, ndërkohë që gjallëron lëkurën pa i hequr hidratimin natyror.
Eksfoliant i fortë, por dhe i butë me lëkuren i cili gjithashtu funksionon si maskë, nëse aplikohet për më gjatë,duke hequr në mënyrë efektive ndotësit dhe duke çliruar poret e bllokuara të lëkurës. Veprimi i tij intensiv, pastrues e lë lëkurën të butë duke hequr plotësisht qelizat e vdekura dhe lëkurën e ngurtësuar, pa ndryshuar dhe prishur filmin natyror hidrolipidik të lëkurës.Shijoni një lëkurë të lëmuar, rrezatuese dhe të freskët, pa njolla të zeza dhe me pore më pak të dukshme.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe lëkurat e ndjeshme / të thata, pasi nuk shkakton acarim.
Udhëzime mbi përdorimin
Vendoseni në lëkurë të lagur me lëvizje të buta masazhi, duke shmangur zonën e syve. Për rezultate më të mira, lëreni të veprojë për 5 minuta. Hiqeni me ujë të vakët.
Përdoreni atë 1-2 herë në javë .
Youth Lab – Peptides Spring Hydra-Gel ( 1 copë)
Maskë për sytë Peptides Spring Hydra-Gel për sytë një nga produktet Bestseller të Youth Lab vjen tani e disponueshme në paketimin monodozë.
Patches për sytë Peptides Spring Hydra Gel Hydra Gel janë të përbërë nga materiali inovativ hidraxhel që prek në mënyrë të përsosur lëkurën, për ristrukturimin total të zonës së syrit në vetëm 20 minuta!
Një “Burim Peptidik” i vërtetë, që ripërtërin vijat e holla dhe rrudhat dhe rrathët e errët ndërkohë që hidraton dhe qetëson lëkurën e dehidratuar. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshme.
Paketimi përmban 2 copë hidra-xhel patches që i bën ato idealë për tu marrë kudo, madje edhe gjatë largimeve tuaja të fundjavës.
Tstuar dermatologjikisht. Pa paraben, gluten, silikon, vaj parafinë, fenoksietanol.
Udhëzime mbi përdorimin
Vendosini në lëkurën e pastruar në zonën poshtë secilit sy. Lërini të veprojnë për 20-30 minuta. Hiqni patch-in xhelatinoz dhe butësisht shtypni produktin e tepërt me gishtat tuaj derisa të thithet plotësisht nga lëkura. Çdo patch është për një përdorim.
Reviews
There are no reviews yet.