Skip to content Skip to footer
-10%

Toskani – Imperfection Peel Booster

7,020.00 L

Categories: , , Product ID: 17021

Description

Përshkrimi i Produktit

Toskani – Imperfection Peel Booster

Toskani Imperfection Peel Booster, është një mikropeeling që përmban Acid Glikolik dhe Acid Salicilik. Ky peeling pastron butësisht epidermën e keratinizuar dhe të tepërt pa irrituar lëkurën. Vepron vetëm në sipërfaqen e epidermës, duke zbërthyer strukturat e keratinizuara të qelizave të vdekura në përbërje të thjeshta. Gjithashtu, ka një efekt të fuqishëm rinovues në epidermë. Lëkura merr një pamje të rinovuar, më të lëmuar, më të butë dhe më të re. Poret duken më të vogla dhe sipërfaqja e lëkurës më e unifikuar. Ky mikropeeling përshpejton dhe lehtëson depërtimin e përbërësve aktivë nga produktet e tjera të kujdesit të lëkurës në shtresat më të thella të epidermës.

Përsosmëria e lëkurës arrihet lehtë me Imperfection Peel Boosters i cili stimulon rinovimin qelizor dhe fuqizon efektet e pilingut kimik.

Rekomandohet të përdoret para dhe pas procedurave të peeling-ut kimik për të zgjatur dhe fuqizuar efektet e tij.

Indikacionet:

  • Imperfeksione dhe akne
  • Zvogëlon madhësinë e poreve të hapura
  • Lëkura e plakur
  • Unifikon dhe qetëson lëkurën
  • Aktivizon sintezën e kolagjenit dhe elastinës
  • Përshpejton procesin natyral të rinovimit të qelizave

Rekomandim i përgjithshëm:

  • Rekomandohet të përdoret para procedurave profesionale anti-akne dhe anti-rrudhë
  • Gjithashtu rekomandohet të përdoret para dhe pas procedurës së peeling kimik për të zgjatur dhe shtuar efektin e peeling
  • Imperfection Peel Booster mund të përdoret si produkt kujdesi në shtëpi për të siguruar një efekt të lehtë peeling

Koha totale e përdorimit: 30-45 ditë

Frekuenca e përdorimit është nga 2 deri në 7 herë një javë (në mbrëmje)

Udhëzime mbi përdorimin

Pastroni lëkurën tuaj nga make up-i. Aplikoni një shtresë të hollë Peel Booster në të gjithë fytyrën tuaj dhe duke u përhapur lehtë dhe
shpejt me lëvizje të shkurtra.

Mos shtrini, tërhiqni ose fërkoni lekurën. Mos lani fytyrën dhe mos aplikoni asnjë produkt tjetër pas aplikimit të peeling.
Rekomandohet të përdorni mbrojtje me SPF 50+ një ditë pas aplikimit.

Additional information

Sasia

30ml

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Toskani – Imperfection Peel Booster”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *