Skip to content Skip to footer
-15%

Solgar – Biotin 300mcg

1,683.00 L

Description

Përshkrimi i Produktit

Biotina apo vitamina H (e njohur gjithashtu si vitamina B7) është pjesë shumë e rëndësishme të kompleksit të vitaminave B që kontribuon në mirëmbajtjen e flokëve, lëkurës dhe mukozave, funksionimin normal të sistemit nervor dhe funksionimin normal psikologjik.

Ka të njejtin funksion thelbësor në metabolizmin normal të makronutrientëve dhe në metabolizmin e krijimit të energjisë.

Udhëzime mbi përdorimin

1 tabletë në ditë, gjatë ushqimit.

Informacion i plotë mbi Biotinën

Biotina ose vitamina H është vitaminë e bukurisë dhe freskisë. Eshtë vitaminë e tretshme në ujë.

Burimet e mira të vitaminës H janë e verdha e vezës, tharmi, tërshëra, arrat, të brendshmet siç janë mëlçia apo veshkat, çokollata dhe shumica e perimeve.

Biotina është përbërës aktiv i cili merr pjesë në shumë reaksione enzimatike sic është lidhja e rëndësishme në ciklin e Krebsit. Merr pjesë në proceset e çlirimit të energjisë nga glukoza. Biotina si koenzimë, merr pjesë në sintezën e acideve yndyrore dhe purineve në organizëm. Vlen të përmendet që merr pjesë edhe në prodhimin e antitrupave dhe e mbështetë veprimin e sistemit imunitar.

Simptomat e mungesës së Biotinës

  • Humbja e oreksit
  • Infeksionet e mukozës
  • Depresioni
  • Pagjumësia
  • Dhimbjet e muskujve
  • Urtikaria
  • Parehatia
  • Rritja e nivelit të kolesterolit në gjak.

Dihet që personat më të moshuar, sportistët dhe epileptikët kanë nivel më të vogël të biotines në gjak si dhe kanë nevojë të marrin dozë ditore të caktuar të biotines.

Rekomandohet të përdoret nga

  • Të gjithë personat që kanë insuficience të biotinës
  • Personat me flokë, lëkurë apo thonj të dëmtuar
  • Diabetikët
  • Personat me probleme të neuropatisë diabetike
  • Personat që vuajnë nga depresioni
  • Personat me vështirësi në të fjetur

Additional information

Sasia

100

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Solgar – Biotin 300mcg”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *