Description
Përshkrimi i Produktit
Skincode Prestige Skin Renaissance Ampule Treatment
Një trajtim i fuqishëm, që sfidon moshën me ampulat e ditës dhe të natës që punojnë në sinergji të përsosur për të hidratuar, ndriçuar dhe rinovuar lëkurën.
Mbushni lëkurën tuaj me inovacionin më prestigjioz, më të përqendruar dhe me inovator të kujdesit të lëkurës deri më tani. Prezantimi i trajtimit intensiv 4-javor zviceran për rinovimin e lëkurës me ampulat e ditës dhe natës, i cili funksionon në një sinergji të përsosur për të hidratuar, ndriçuar, riteksturizuar, rinovuar dhe ndriçuar lëkurën e lodhur dhe të plakur.
Dy ampula luksoze me përqendrime maksimale të përbërësve aktivë superiorë kombinohen në një trajtim që sfidon moshën.
Ampula e ditës: Ampulë përforcuese intensive HA+++, një ampulë trajtimi me shumë veprim dhe fuqi, e cila kombinon fuqinë e pashembullt hidratuese të acidit hialuronik multimolekular me kompleksin ekskluziv ACR, një efekt antioksidant anti-inflamator nga ekstrakti i malakitit dhe një mbrojtje aktive prebiotike. Ampula e ditës i jep lëkurës hidratimin e përshtatshëm, si dhe riparon dhe rikthen barrierën natyrale për lëkurë të shëndetshme që përthith plotësisht hidratimin si dhe parandalon humbjen e tij gjatë ditës.
Kombinohet me Ampulën e Natës : 10% Vit-C+++ Ampulë për ripërtëritje totale e pasuruar me përqendrimin më efektiv të vitaminës C të stabilizuar (10%), Bakuchiol stimulues kolagjeni (një alternativë e fuqishme e Retinolit: jep të gjitha përfitimet e Retinolit tradicional, pa irritim dhe efekte anësore), ekstrakti i kumbullës Kakadu që rrit shkëlqimin dhe kompleksi ekskluziv ACR për të shënjestruar në mënyrë efektive rrudhat, dobësinë dhe pigmentimin gjatë natës.
Trajtimi me ampulat Prestige Skin Renaissance ofron një cikël 30-ditor për riaktivizimin e lëkurës nga thellësia në sipërfaqe, i cili mund të ripërsëritet sa herë të jetë e nevojshme. Ofron përfitime të dukshme javë pas jave deri në rigjenerimin e lëkurës.
Tekstura e ampulës së ditës: Serum i lehtë, oil free me sfera blu të tejdukshme të pasura me acide yndyrore Omega.
Tekstura e ampulës së natës: Serum në formtë qumështi, jo ngjitës.
- Produkt 100% vegan dhe pa përbërës me origjinë shtazore.
- Trajtimi me ampulën Prestige për ditën dhe natën synon të gjitha shenjat e plakjes, ndërsa hidraton dhe ndriçon lëkurën.
- I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht lëkura normale, të thatë dhe lëkurat e maturuara.
- Redukton ndjeshëm linjat e holla dhe rrudhat.
- Redukton thatësinë dhe dehidratimin të lëkurës
- Lufton humbjen e shkëlqimit.
- Lufton hiperpigmentimet, njollat e moshës.
- Pa parabenë.
- Formula pa alergjenë.
- I testuar dermatologjikisht.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdorni ampulën e ditës në mëngjes dhe ampulën e natës para gjumit. Pas aplikimit të larësit dhe tonikut, mbushni pikatoren me serum dhe masazhoni butësisht 3-4 pika në fytyrë dhe qafë. Shmangni zonën e syve. Përdorni në kombinim me mbrojtje me faktor të lartë.
Reviews
There are no reviews yet.