Skip to content Skip to footer

Pharmaceris – Hydro-Lipid Protective Body Lotion (SPF 50+)

2,690.00 L

Description

Përshkrimi i Produktit

Pharmaceris – Hydro-Lipid Protective Body Lotion (SPF 50+)

Ky locion trupi rekomandohet për lëkurë delikate, të ndjeshme dhe me probleme që kërkon mbrojtje shumë të lartë nga rrezet e forta të diellit, djegiet nga dielli dhe rrezatimi i dëmshëm UVA/UVB. Produkti mbrojtës rekomandohet edhe nga specialistët gjatë trajtimeve dermatologjike dhe pas procedurave të mjekësisë estetike, për të mbrojtur lëkurën nga depigmentimet.

Locioni përmban një përzierje të veçantë të filtrave mbrojtës UVA dhe UVB me një mekanizëm të dyfishtë të veprimit anti-UV (duke reflektuar dhe thithur rrezet e diellit) për të ofruar mbrojtje efektive shumë të lartë. Kremi siguron mbi 98% mbrojtje UV dhe minimizon rrezikun e zhvillimit të hiperpigmentimeve dhe depigmentimeve.

Rimbush shtresën lipidike. Hidraton dhe ushqen thellësisht lëkurën, duke formuar një barrierë që mbron epidermën nga thatësia e tepërt. Vitamina E përshpejton procesin e riparimit të epidermës dhe mbron lëkurën nga foto-plakja. Allantoina qetëson dhe lehtëson irritimet që vijnë nga ekspozimi në diell.

Rezistent ndaj ujit, i përshtatshëm për nevojat e njerëzve aktivë. Përthithet shpejt dhe nuk lë një shtresë të yndyrshme në lëkurë. Produkt i testuar dermatologjikisht, me efikasitet të lartë.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni një sasi të mjaftueshme të kremit 20-30 minuta para ekspozimit në diell. Aplikojeni përsëri kremin çdo 2 orë dhe çdo herë pas larjes ose notit.

Additional information

Sasia

150ml

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Pharmaceris – Hydro-Lipid Protective Body Lotion (SPF 50+)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *