Description
Përshkrimi i Produktit
Otosan – Nasal Wash
Meqenëse hunda është vazhdimisht në kontakt me një numër të madh të alergeneve, papastërtive dhe pluhurave ndotës, mbajtja e hundës të pastër është hapi i parë për të parandaluar ndryshimet e mukozës së hundës (hunda e bllokuar, irritim dhe thatësi) dhe për të lejuar qarkullimi e ajrit në traktin respirator. Otosan Nasal Wash është ideal për higjenën e përditshme të mukozave të hundës dhe si një ndihmës për trajtimin e alergjive, ftohjeve dhe sinositit.
Benefitet :
- siguron pastrimin e mukozës së hundës;
- favorizon pastrimin mukociliar;
- përmirëson frymëmarrjen;
Paketa përmban:
- Një shishe e lehtë për t’u përdorur për hundën
- Një pako që përmban 30 bustina me tretësirë të kripur të pasuruar me bikarbonat natriumi dhe acid hialuronik me veti zbutëse dhe hidratuese
Udhëzime mbi përdorimin
Mbushni shishen me ujë të ngrohtë të pijshëm në një temperaturë prej 35-40°C, deri në vijën që tregon nivelin e 240 ml. Vendoseni një ose dy bustina: tretësirë izotonike ose hipertonike. Shkundeni shishen derisa tretësira të tretet plotësisht në ujë. Vendoseni fundin e shishes në hundë ndërsa merrni frymë me gojën hapur. Shtypni butësisht në bazën e shishes. Përsëriteni të njëjtën gjë në anën tjetër të hundës.
Pas çdo përdorimi, mbushni shishen me ujë dhe disa pika sapun të lëngshëm, pastaj tundeni fuqishëm për pastrim efektiv. Kur të keni mbaruar, shplajeni. Rekomandohet zëvendësimi i shishes një herë në 3 muaj.
Reviews
There are no reviews yet.