Skip to content Skip to footer

La Roche Posay – Effaclar Serum

5,200.00 L

Rekomandohet për: Imperfeksionet dhe shenjat.

Rezultati:Menjëherë lëkura është e freskët, e pastër dhe e purifikuar. Ditë pas dite lëkura matifikohet dhe aknet, pikat e zeza dhe njollat zbehen ndjeshëm. Lëkura transformohet dhe tekstura përmirësohet. Linjat e holla reduktohen.

Description

Përshkrimi i Produktit

La Roche Posay – Effaclar Serum

La Roche-Posay Effaclar Ultra Concentrated Serum është një serum kundër imperfeksioneve dhe shenjave për peeling të përditshëm.

Është i formuluar me një kompleks me 3 acide të kombinuara me niacinamide:

  • Acidi salicilik – zhbllokon poret dhe i tkurr ato
  • LHA (lipo hidroksi acid)- zbut dhe unifikon sipërfaqen e lëkurës
  • Acidi glikolik – përmirëson ripërtëritjen e lëkurës.
  • Niacinamide – Zbut, redukton hiperpigmentimet. Derivat i vitaminës B3, niacinamide parandalon shfaqjen e hiperpigmentimeve dhe humbjen e ujit. Shenjat zbehen dhe lëkura bëhet më e njëtrajtshme dhe më e shndritshme.

Absorbohet shpejt dhe nuk ngjit.

Testuar në persona të rritur me tendencë akneike

Jo komedogjenike

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni 2-3 pika dhe masazhojeni butësisht. Tundeni mirë para përdorimit. Aplikojeni në darkë në të gjithë fytyrën. Shmangni zonën e syve. Në rast kontakti shplani me ujë të bollshëm.

Bëni kujdes në ekspozimin në diell sidomos në javën e parë. Përdorni mbrojtje ndaj diellit (miniumi SPF 15). Shmangni ekspozimin për një kohë të gjatë në diell. Në rast të diskomfortit pas aplikimit të produktit përdoreni në intervale më të largëta (jo çdo ditë). Aroma e produktit lidhet me lëndët aktive që i japin dhe efektin.

Additional information

Sasia

30ml

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “La Roche Posay – Effaclar Serum”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *