Skip to content Skip to footer
-20%

Health Aid – NeuroForte

2,080.00 L

Description

Përshkrimi i Produktit

Health Aid – NeuroForte

Tabletat Neuroforte përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore si aminoacide, vitamina, minerale dhe antioksidantë, të cilët kontribuojnë në ruajtjen e një sistemi nervor të shëndetshëm dhe ofrojnë një ndjenjë ekuilibri dhe mirëqenieje.

Sistemi nervor dhe truri veprojnë si sistem reagimi komunikues i trupit, duke koordinuar mesazhet hyrëse dhe dalëse nga i gjithë trupi. Një sistem nervor i shëndetshëm na lejon të menaxhojmë më mirë ulje-ngritjet e jetës së përditshme duke sjellë ekuilibër dhe harmoni.

Tabletat Neuroforte mund të jenë të dobishme për:

  • Individë në persone drejtuese që kërkojnë funksionin optimal të nervave dhe trurit
  • Personat me punë e cila kërkon qëndrueshmëri mendore dhe fizike
  • Për mësuesit dhe pedagogët, veçanërisht mësuesit e parashkollorëve dhe të shkollave të mesme
  • Për të ndihmuar me funksionin nervor të moshës së mesme dhe asaj më të moshuar

Tabletat Neuroforte mund të merren çdo ditë nga të gjithë për të mbështetur një sistem nervor të shëndetshëm, duke sjellë ekuilibër tek shqisat, duke mbështetur shëndetin mendor dhe luftuar  stresin.

Pa maja, gluten, grurë, qumësht, sheqer, kripë, ngjyra artificiale, konservues dhe aromatizues.

Udhëzime mbi përdorimin

Për të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç, rekomandohet të merret një tabletë në ditë pas ushqimit, mund të merrni deri në dy tableta në ditë nëse është e nevojshme.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore nëse nuk këshillohet nga një person i kualifikuar.

Additional information

Sasia

30

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Health Aid – NeuroForte”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *