Skip to content Skip to footer
-20%

Health Aid – Folic Acid

1,320.00 L

Description

Përshkrimi i Produktit

Folic Acid

Në javët e para të formimit, embrioni mbështetet në shëndetin e nënës. Vitaminat, mineralet dhe makronutrientë që japin energji kontribuojnë në formimin e një fetusi të shëndetshëm.

Disa vitamina luajnë një rol integral në formimin e sistemeve të caktuara në trup. Acidi folik është thelbësor për formimin e tubit nervor. Tubi nervor formon trurin dhe shtyllën kurrizore të hershme tek foshnjat.

Acidi folik është pjesë e vitaminave të grupit B. Kontribute të tjera që Acidi Folik luan në trup përfshijnë formimin normal të gjakut, sintezën e aminoacideve dhe një funksion të shëndetshëm imunitar. Acidi folik gjithashtu kontribuon në rritjen e indeve të nënës gjatë shtatzënisë.

Përsa i përket shtatzënisë, tabletat e Acidit Folik duhet të merren nga momenti kur metodat e kontracepsionit nuk përdoren më, deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë.

Për çfarë janë tabletat e acidit folik ?

  • Kontribuon në formimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe në formimin normal të gjakut
  • Kontribuon në rritjen e indeve të nënës gjatë shtatzënisë dhe ka një rol të rëndësishëm në procesin e ndarjes së qelizave
  • Kontribuon në metabolizmin normal të homocisteinës
  • Kontribuon në funksionimin normal të sistemit imunitar
  • Kontribuon në reduktimin e lodhjes

Tabletat e Acidit Folik 400μg janë:

  • Pa sheqer dhe kripë të shtuar
  • Pa misër, xhelatinë, maja, gluten, grurë, niseshte, qumësht, laktozë, soje, arra
  • Pa ngjyrues artificial, konservues dhe aromatizues të shtuar
  • I përshtatshëm për veganët dhe vegjetarianët

Udhëzime mbi përdorimin

Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç, një tabletë në ditë.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore nëse nuk këshillohet nga një person i kualifikuar.

Këshillohet që të gjitha gratë që planifikojnë një shtatzëni duhet të marrin një suplement të Acidit Folik prej 400 μg çdo ditë që nga fillimi i përpjekjes për të mbetur shtatzënë deri në javën e 12-të të shtatzënisë.

Additional information

Sasia

90

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Health Aid – Folic Acid”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *