Description
Përshkrimi i Produktit
Ky xhel është i përbërë nga ekstrakti i Aloe Verës (të rritur pa ndihmën e pesticideve) dhe është i përshtatshëm për hidratimin e lëkurave të thata dhe të dëmtuara. Për shkak se ky produkt përmban polisakaride ndihmon në mirëmbajtjen e ekuilibrit hidrolipidik të lëkurës dhe ndihmon në tonifikimin e saj.
Ky produkt është veçanërisht i përshtatshëm për qetësimin e irritimeve, skuqjeve, djegieve dhe lëkurës së ekspozuar për një kohë të gjatë në diell.
Gjithashtu ky produkt ka në përbërjen e tij vitaminë E, që përdoret për të mbrojtur lëkurën ndaj oksidimit të lipideve. Nga ana tjetër vaji i pemës së Teas (e njohur ndryshe me emrin melaleuca) është i njohur për vetitë antimikrobike.
I përshtatshëm për të gjithë llojet e lëkurës. Ky xhel nuk është i yndyrshëm dhe absorbohet me lehtësi nga lëkura.
Përdorimi
Apliko një sasi të mjaftueshme xheli në lëkurë dhe masazhoje deri sa të përhapet njëtrajtësisht.
Kujdes
Mbaj larg fëmijëve nën 3 vjeç!
Ky është një produkt dermo-kozmetik vetëm për përdorim të jashtëm!
Reviews
There are no reviews yet.