Description
Përshkrimi i Produktit
Përbërja
Një tabletë gastro-rezistente Cardiopirin përmban 100 mg acid acetilsalicilik.
Veprimi
Cardiopirin përmban acid acetilsalicilik dhe ka efekt anti-trombotik (pengon agregimin e trombociteve), në këtë mënyrë zvogëlon shfaqjen e koagulave të gjakut. Cardiopirin duke qenë një tabletë gastrointestinale-rezistente, ndryshe nga tabletat e zakonshme të cilat treten në stomak shpërndahet në zorrë. Prandaj Cardiopirin është më pak irrituese për mukozën e stomakut sesa tabletat e zakonshme me acid acetilisalicilik.
Cardiopirin përdoret:
- Për të ulur rrezikun e përsëritjes së atakut kardiak
- Për të zvogëluar zvogëlimin e rrezikut të trombozës (p.sh.: pas kirurgjisë vaskulare)
- Për parandalimin e përsëritjes së ishemive dhe goditjeve në tru.
Mos i përdorni tabletat Cardiopirin në rast të:
- mbindjeshmërisë ndaj acidit acetilsalicilik, salicilateve të tjera ose lëndëve të ngjashme,
- ulçerave gastrike dhe intestinale,
- tendencës për gjakrrjedhje jo normale, pakësim të numrit te pllakëzave të gjakut, hemofili,
- pamjaftueshmërise renale dhe oksaluri,
- gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë.
Bëni kujdes të veçantë duke ndjekur përkujdesjet dhe paralajmërimet e mëposhtme:
- Përpara planifikimit të proçedurave kirurgjikale duhet të merret në konsideratë veprimi antitrombotik.
- Përdorimi shtesë i salicilateve ose barnave të tjera antifogjistike/antireumatoike duhet të vendoset nga një mjek.
- Gjatë përdorimit të acidit acetilsalicilik në doza të larta për disa vite mund të ndodhë dëmtim i veshkave. Duhet të monitorohet funksioni i veshkave.
- Në disa fëmijë dhe adoleshentë në raste të izoluara, janë vënë re ndërlikime jetë-kërcënuese (sindroma Reye).
- Nëse keni të vjella për një kohë të gjatë, dehidrim, ndërgjegje të turbulluar dhe të dridhura kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj.
- Kujdes duhet bërë në rastet me mbindjeshmëri të njohur ndaj analgjezikëve të tjerë dhe barnave për sëmundje reumatizmale, në rastet me astmë bronkiale, anemi hemolitike, sëmundje gastrointestinale (p.sh gastrit), mosfunksionim të mëlçisë dhe veshkave. Tregojini mjekut tuaj për këto raste.
- Informoni menjëherë mjekun tuaj nëse ngeleni shtatzanë!
Shtatzania dhe ushqyerja me gji:
Pyesni mjekun ose farmacisitin tuaj për këshillë përpara çdo përdorimi të barnave.
Nuk duhet të përdorni Cardiopirin gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë sepse mund të shkaktojë gjakrrjedhje të zgjatur te nëna dhe fëmija gjatë lindjes.
Gjatë gjashtë muajve të parë të shtatzanisë dhe gjatë ushqyerjes me gji.
Cardiopirin duhet të përdoret vetëm nëse është e nevojshme.
Veprimi i acidit acetilsalicilik në terapi mund të ndikohet nëse përdoret njëkohësisht me barna të tjera për:
- Mpiksje të gjakut (p.sh. varfarin, heparin, dipiridamol dhe sulfinpirazon);
- Flakje të organit pas transplantit (ciklosporinë, takrolimus);
- Presion të lartë të gjakut (p.sh. diuretikët dhe ACE-inhibitorët);
- Dhimbje dhe inflamacion (p.sh. barnat steroidale dhe inflamatorë);
- Gutë (probenecid);
- Kancer ose artrit reumatoid (methotrexate);
- Barna që ulin nivelin e sheqerit në gjak (sulfonilure);
- digoxin, barbiturate dhe litium:
- antacide, H2 bllokuesit (të përdorura për të reduktuar acidin e stomakut).
Bashkëpërdorimi i Cardiopirin me alkool mund të rritë rrezikun për gjakrrjedhje në traktin gastrointestinal.
Gjatë përdorimi të njëkohshëm nie tetraciklinat (barna për trajtimin e infeksioneve) duhet të ruhet një interval kohe prej të paktën 1-3 orësh ndërmjet administrimit të dy barnave.
Përpara se të përdorni acidin acetilsalicilik tregojini mjekut tuaj për barnat e tjera që jeni duke përdorur.
Nëse përdorni acid acetilsalicilik rregullisht kërkojini mjekut këshillë përpara se të përdorni ndonjë bar tjetër (përfshirë dhe barnat e marra pa recetë. OTC).
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Duhet ta merrni këtë bar siç u ka thënë mjeku juaj.
Nuk duhet të ndryshoni dozën ose të ndërprisni mjekimin pa u konsultuar me mjekun tuaj.
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
- Merrni një tabletë (100 mg acid acetilsalicilik) një herë në dite.
- Në fillim të trajtimit mjeku mund të përshkruajë një dozë më të madhe.
- Gëlltiteni tabletën e plotë me nië sasi të mjaftueshme uji!
- Mjeku do tu thotë për kohëzgjatjen e trajtimit. Trajtimi mund të jetë i zgjatur në kohë.
Reviews
There are no reviews yet.