Description
Përshkrimi i Produktit
PEGinpol është një preparat mjekësor me veprim laksativ , nëpërmjet një mekanizmi të tipit osmotik, rregullon intestinin në mënyrë natyrale.
PEGinpol është veçanërisht i indikuar në konstipacionin kronik dhe në rastet e crregullimeve intestinale të herë pas hershme. Falë lidhshmërisë me ujin, PEGinpol zbut feçet duke lehtësuar jashtëqitjen pa shkaktuar dhimbje abdominale. Efikasiteti i tij nuk reduktohet me kohën.
Nuk përthithet, as fermentohet në intestin, nuk irriton mukozën dhe eleminohet me feçet.
Kujdes !
- Suspensioni oral duhet të përgatitet në kohën që do të pihet.
- Këshillohet mos të konsumohen sasi më të mëdha sesa ato të dhëna, sepse sasi më të mëdha mund të shkaktojnë efekte anësore të papritura
- Për periudhë përdorimi më të gjatë se 30 ditë është e rekomandueshme të ndërpritet trajtimi me PEGinpol së paku 3-5 ditë.
- Mos e merrni në rastin e intolerancës ndaj produktit.
- Mos e merrni në rast të mbindjeshmërisë ndaj komponentëve dhe Polietileni Glycol.
- Mos e përdorni te fëmijët më pak se 6 muajsh.
Udhëzime mbi përdorimin
- Nga 6 muaj deri 2 vjeç (deri në 12 kg): 0,8 g për kg peshë trupore në ditë.
- Nga 2 vjec deri në 11 vjeç (nga 12 kg deri 20 kg): 1 g për kg peshë trupore në ditë.
- Mbi 11 vjeç (më shumë se 20 kg): 10-30 g në ditë (5-15 lugë).
Doza mund të rritet ose të ulet në varësi së përgjigjes individuale nga trajtimi
Doza më e saktë e përditshme sipas grupmoshave mund të vendoset në bazë të peshës së fëmijës dhe në bazë të shkallës së konstipacionit.
Pluhuri shkrihet në ujë, për çdo lugë (e barabartë me 2 g) nevojitet rreth ¼ e gotës me ujë (rreth 25 ml).
Ju mund ta ndani dozën e përditshme në disa doza.
Eshtë e këshillueshme të pihet PEGinpol në mes të ngrënies.
Reviews
There are no reviews yet.