Description
Përshkrimi i Produktit
Blevit Plus – Superfiber Fruits (4m+)
Blevit plus Superfibra me fruita pa gluten është një muhalebi e përbërë nga orizi kaf, misri, fruktooligosakaridet dhe inulina për ushqyerjen plotësuese të foshnjës nga mosha 4 muajsh.
Përmban tul frutash ekuivalent me 25g fruta të freskëta (portokall, mollë, banane, ananas, dardhë dhe kivi) që e bën atë ideal për futjen e frutave në dietën e foshnjave, të cilët ndonjëherë refuzojnë aciditetin e tyre.
Është krijuar me anë të një sistemi ekskluziv dekstrinimi enzimatik që përshtat përbërjen e drithërave me shkallën e maturimit tretës të foshnjës, duke favorizuar përthithjen më të mirë të lëndëve ushqyese të tij dhe duke arritur në këtë mënyrë ushqyerjen optimale.
Me fruktooligosakaride, një burim i fibrave të tretshme.
Blevit Plus superfibra me fruta pa gluten ka një përmbajtje të lartë kalciumi dhe hekuri, dhe është një burim i 13 vitaminave, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të foshnjës për këto mikroelemente thelbësore.
Nuk përmban sheqerna të shtuar, por vetëm sheqerna natyrale, duke ruajtur aromën dhe shijen natyrale të drithërave, duke e bërë atë një alternativë të plotë dhe të ekuilibruar për foshnjën për të fituar zakone të mira ushqimore.
Blevit Plus superfibra me fruta pa gluten ofron një efekt Superfibër, për shkak të përmbajtjes së tyre në drithërat (fibra e patretshme) dhe inulinës dhe FOS (fibrave të tretshme).
Blevit Plus superfibra me fruta pa gluten përgatitet menjëherë, duke siguruar një muhalebi me një strukturë të butë, homogjene dhe një shije të këndshme.
Nuk përmban gluten.
Udhëzime mbi përdorimin
Përgatitja është e menjëhershme. Nuk ka nevojë për gatim, thjesht treteni në lëngun e zgjedhur.
Dozimi:
- Shishe biberoni: Shtoni 1 ose 2 lugë gjelle të produktit në një ose më shumë vaktet ditore.
- Muhalebi për fëmijë: Vendosni 200 ml qumësht të ngrohtë për foshnjat (Blemil plus forte) në një enë dhe shtoni 8 lugë gjelle (rreth 35 g) të produktit.
I trazojmë me kujdes derisa të përftojmë një masë homogjene. Produkti ka një shije natyrale të ëmbël dhe të këndshme. Nuk është e nevojshme të shtoni sheqer.
Reviews
There are no reviews yet.