Description
Përshkrimi i Produktit
Blevit Plus – Muhalebi me Drithëra pa Gluten (4m+)
Blevit Plus pa gluten është një muhalebi drithërash e përbërë nga orizi dhe misri dhe ka një përmbajtje të ulët sheqeri me 0% sheqer të shtuar për foshnja të moshës 4-6 muajsh.
Me fruktooligosakaride (FOS) dhe drithëra të plota të cilat janë burim i fibrave të tretshme. Konsumimi i drithërave të plota ndihmon në rritjen e marrjes së karbohidrateve komplekse dhe balancimin e dietës.
Përmbajtje e lartë e kalciumit, hekurit dhe 9 vitaminave. Hekuri kontribuon në zhvillimin normal kognitiv të fëmijëve. Kalciumi dhe vitamina D janë të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin normal të kockave tek fëmijët. Përveç kësaj, vitamina D kontribuon në funksionimin e duhur të sistemit imunitar të fëmijëve.
Muhalebia e drithërave është një ushqim i ekuilibruar dhe i plotë që përbën një pjesë të rëndësishme të dietës së foshnjës që në muajt e parë të jetës. Për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve, te cialt janë një burim ideal energjie.
Udhëzime mbi përdorimin
Përgatitet menjëherë. Nuk ka nevojë për gatim, mjafton të përzihet në lëngun e zgjedhur, duke siguruar një muhalebi me një strukturë të butë, homogjene dhe një shije të këndshme.
Dozimi:
- Shishe biberoni: Shtoni 1 ose 2 lugë në një ose më shumë vaktet për konsumimin ditor të foshnjës.
- Muhalebi për fëmijë: Vendosni 200 ml qumësht të ngrohtë për foshnjat ose qumështin (Blemil) në një pjatë dhe shtoni 7 lugë gjelle (përafërsisht 30g) nga produkti.
I përziejmë me kujdes derisa të përftojmë një masë homogjene. Ka një shije natyrale të ëmbël dhe të këndshme. Nuk është e nevojshme të shtoni sheqer.
Reviews
There are no reviews yet.