Skip to content Skip to footer
-5%

Blevit Plus – ColaCao (12m+)

665.00 L

Categories: , , , , Product ID: 15966

Description

Përshkrimi i Produktit

Blevit Plus – ColaCao (12m+)

Blevit Plus ColaCao, është një muhalebi e përbërë nga një përzierje e ekuilibruar e 5 drithërave (gruri, orizi, tërshëra, elbi dhe thekra) dhe Cola Cao, e cila ndihmon në rritjen e vlerës ushqyese dhe energjike të muhalebisë, duke ofruar një shije të këndshme. Është një ushqim veçanërisht i përshtatshëm për mëngjes apo vakte të ndërmjetme të foshnjës nga mosha 12 muajshe.

Me fruktooligosakaride, një burim i pasur i fibrave të tretshme. Blevit Plus ColaCao ka një përmbajtje të lartë kalciumi dhe hekuri, dhe është një burim i 13 vitaminave, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave të foshnjës për këto mikro-elemente thelbësore.

Me një teksturë të re të përmirësuar, përgatitet menjëherë, duke siguruar një muhalebi me një strukturë të butë, homogjene dhe një shije të këndshme. Muhalebia e drithërave është një ushqim i ekuilibruar dhe i plotë që përbën një pjesë të rëndësishme të dietës së foshnjës që në muajt e parë të jetës. Për shkak të përmbajtjes së lartë të karbohidrateve, është një burim ideal energjie.

Udhëzime mbi përdorimin

Përgatitet menjëherë. Nuk ka nevojë për gatim, mjafton të përzihet në lëngun e zgjedhur, duke siguruar një muhalebi me një strukturë të butë, homogjene dhe një shije të këndshme.

Dozimi:

  • Shishe biberoni: Shtoni 1 ose 2 lugë në një ose më shumë vaktet për konsumimin ditor të foshnjës.
  • Muhalebi për fëmijë: Vendosni 200 ml qumësht të ngrohtë për foshnjat ose qumështin (Blemil) në një pjatë dhe shtoni 8 lugë gjelle (përafërsisht 35g) nga produkti.

I përziejmë me kujdes derisa të përftojmë një masë homogjene. Ka një shije natyrale të ëmbël dhe të këndshme. Nuk është e nevojshme të shtoni sheqer.

Additional information

Sasia

300gr

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Blevit Plus – ColaCao (12m+)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *