Skip to content Skip to footer
-35%

Bioderma – Atoderm Ultra Nourishing Cream

2,203.50 L

Description

Përshkrimi i Produktit

Bioderma Atoderm Crème

I formuluar me Skin Protect Complex™ që përmban vitaminë PP dhe një kombinim të dy sheqernave rikrijon fizikisht dhe biologjikisht një barrierë të shëndetshme të lëkurës dhe ndihmojnë në mirëmbajtjen e rezervave të ujit të lëkurës, duke i rikthyer lëkurës rehatinë.

Vitamina PP, duke stimuluar sintezën e lipideve, ndihmon në ristrukturimin e barrierës së lëkurës, përmirëson zhdërvjelltësinë e lëkurës dhe rikthen rehatinë e saj në mënyrë të qëndrueshme.

Kombinimi i sheqernave optimizon rezervat e ujit të lëkurës dhe lehtëson rrjedhën hidrike përmes shtresave të saj duke rritur sintezën e akuaporinave (kanaleve të ujit). Kjo siguron hidratim të thellë për 24 orë. Për të mbështetur këtë veprim, ky kombinim stimulon sintezën e acidit hialuronik, një molekulë shumë higroskopike (mbajtëse e ujit).

Prania e glicerinës dhe vazelinës në këtë përkujdesje ndihmon në korigjimin e mungesës së hidratimit të lëkurës, duke kapur ujë jashtë trupit.

  • Hidraton menjëherë dhe në mënyrë të qëndrueshme
  • Ofron butësi nga aplikimi i parë
  • Tolerancë shumë e mirë
  • Jo komedogjene
  • Pa aromatizues

Udhëzime mbi përdorimin

Vendosni Atoderm Crème në lëkurën tuaj pas pastrimit dhe masazhojeni butë derisa të thithet.

Additional information

Sasia

200 ml

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Bioderma – Atoderm Ultra Nourishing Cream”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *