Skip to content Skip to footer

Biobalance – Beta Solution Super Serum

1,755.00 L

Serum me 2% acid salicilik të pastër

Description

Përshkrimi i Produktit

Biobalance Beta Solution Super Serum

Serumi Biobalance Beta Solution kryen eksfolimin kimik për pikat e zeza dhe pikat e bardha.

Produkt natyral. Pa konservues dhe pa parfum. I testuar dermatologjikisht.

Acidi salicilik ka veti lipolitike, keratolitike dhe komedolitike. Kjo e bën atë një përbërës kaq të fuqishëm për të luftuar aknet. Ky Super Serum me Acid Salicilik 2% ndihmon në heqjen dhe pastrimin e qelizave të vdekura të lëkurës për të luftuar shfaqjen e njollave, veçanërisht pikat e zeza dhe pikat e bardha.

Përfitimet

  • Largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumin brenda poreve.
  • Redukton pikat e zeza dhe pikat e bardha.
  • Rregullon yndyrën e tepërt të lëkurës.

Udhëzime mbi përdorimin

Përdorni një sasi të vogël në fytyrë pas pastrimit të lëkurës duke shmangur zonën e syve, ose në mënyrë alternative aplikojeni direkt mbi njolla. Përdoreni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse ju shfaqet tharje ose rrjepje, zvogëloni aplikimin një herë në ditë ose një ditë po një ditë jo.

Lëreni serumin të përthithet përpara se të aplikoni kremin ​hidratues.

Këshillohet testimi përpara përdorimit: Aplikojeni produktin në një pjesë më pak të dukshme të lëkurës suaj një herë në ditë për tre ditë për të provuar nëse jeni të ndjeshëm ndaj acidit salicilik.

Ky produkt përmban një beta hidroksi acid (BHA) që mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit. Gjatë ditës, aplikoni gjithmonë një krem ​​kundër diellit gjatë përdorimit të këtij produkti dhe për një javë më pas.

Përdoreni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë jo të acarruar. Mos e kombinoni me acide të tjera dhe Retinol. Vetëm për përdorim të jashtëm.

Additional information

Sasia

30ml

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Biobalance – Beta Solution Super Serum”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *