Skip to content Skip to footer

ATC – Çaj Hipnotik (për gjumë)

190.00 L

Categories: , , , , , Product ID: 14375

Description

Përshkrimi i Produktit

Përbërja: Lule bliri, kamomil, bar blete, lule basani, lëvore shelgu, lule sumbullbari, fletë mente, etj.

Vetitë kuruese: Bimët e kombinuara në këtë përzjerje bimore plotësojnë veprimet e njëra tjetrës dhe i japin në këtë mënyrë, çajit një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësi nervore, në lodhje nervore që shoqërohen në pagjumësi dhe dhimbje koke. Lulja e sumbullbarit në sajë të esencës dhe lupolonit që ka qetëson sistemin nervor qëndror, lehtëson gjendjen e padëshirueshme gjatë tensionit nervor dhe sjell gjumin. Kamomili dhe fleta e mentes kanë veti spazmolitike dhe sedative mjaft të mira. Lulet e Blirit përmbajnë esencë dhe substanca të ndryshme që përmirësojnë gjendjen nervore dhe si rrjedhim lehtësojnë gjumin. Lëvorja e shelgut ka veti qetësuese në pagjumësi si dhe bari bletës ka veti të lehta gjumësjellëse.

Përgatitja: Një lugë e gjysëm çaji me preparat hidhet në një enë me ujë (pak a shumë, masa për një filxhan çaji) ku lihet për 6-7 orë duke u përzjerë mundësisht 3-4 herë. Pasi arrihet koha dhe përzjerja si me lart, lëngu ngrohet lehte (pasi nëse e zjejmë do të largojmë dhe një pjesë të ekstrakteve bimore) dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë sipas dëshirës. Çaji llogaritet që të pihet një ose dy herë në ditë, në drekë dhe në mbrëmje, mundësisht përpara buke.

Additional information

Sasia

85gr

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ATC – Çaj Hipnotik (për gjumë)”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *