Skip to content Skip to footer

ATC – Çaj Anti-grip bimor

190.00 L

Categories: , , , Product ID: 15392

Description

Përshkrimi i Produktit

Përbërja: Lule shtogu, lule bliri, lule agulice, lëvore shelgu, trëndafil të egër, thundërmushkë, zhumbricë etj.

Vetitë kuruese: Në këtë çaj parandalues e qetësues të gripit dhe kundër temperaturës së lartë, janë bimë që përmbajnë mucilagje, vajra eterike me erë të këndshme, glukozitë, saponina, esenca të hidhura, vitamina etj. Lulja e aguliçes dhe thundërmushka veprojnë kundër gripit të rëndë dhe kollës së vazhdueshme. Lulja e blirit dhe zhumbrica në saj të esencës që kanë ndihmojnë në mjekimin e rrugëve të acaruara të frymëmarrjes. Lulet e shtogut kanë veti zbutëse, ndihmojnë djersitjen dhe lirojnë spazmat e muskulaturës së butë. Rekomandohen si mjekues të mirë të të ftohurit si dhe rrugëve të frymëmarrjes që shoqërohen me temperaturë. Lëvorja e shelgut në saj të salicinës që përmban zbërthehet në organizëm duke liruar acidin salistik. Eshtë një ndikues i mirë në uljen e temperaturës së lartë. Trëndafili i kuq ka përmbajtje të lartë vitamine “C” dhe përdoret për fuqizimin e organizmit.

Përgatitja: Një lugë gjelle nga përzjerja hidhet në një enë ku shtohet një filxhan me ujë të ftohtë. Vihet në zjarr të lehtë, të zjejë deri në valim të plotë. Hiqet nga zjarri, mbulohet dhe lihet për 10 minuta. Kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer. Mund të merren 2-3 cajra të tilla në ditë.

Additional information

Sasia

90gr

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “ATC – Çaj Anti-grip bimor”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *