Description
Përshkrimi i Produktit
Një set unik dhuratash për ju ose të dashurit tuaj në një paketim festiv, miqësore me mjedisin, dhe e ripërdorshme. Seti përmban:
Anti-Wrinkle, Anti-Fatigue Face and Eye Cream with Cardamom & Propolis (50ml)
Krem për fytyrën dhe sytë që lufton rrudhat dhe shenjat e lodhjes, hidraton dhe mbron nga plakja e parakohshme, ndërsa tonifikon dhe rinovon.
Kombinimi i përbërësve organikë (si kardamom, ginseng dhe vaj jojoba) ka veti antiseptike, anti-inflamatore dhe tonifikuese, ndërkohë që hidraton dhe zbut lëkurën.
Ekstrakti i qiqrave zvogëlon shenjat e lodhjes në fytyrë dhe rreth syve dhe rrit shkëlqimin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës.
Propolisi ka një veprim antiseptik dhe rregullon yndyrën, ndërsa në kombinim me ekstraktin organik të ullirit dhe vajin e bajames, mbron nga plakja e parakohshme e shkaktuar nga radikalet e lira dhe ndotësit e mjedisit (smogu, tymi i cigares, metalet e rënda etj).
Ekstraktet e mështeknës dhe ahut organik rrisin nivelet e hidratimit. I sigurojnë lëkurës hidratim të menjëhershëm, afatgjatë dhe reduktojnë numrin dhe thellësinë e rrudhave.
Rrushkulli (Ruscus aculeatus) vepron kundër rrathëve të zinj dhe fryrjes së syve.
- Vajrat esenciale të kardamomit organik, sherebelës së pastër, limonit dhe cedrit rinovojnë lëkurën dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore duke larguar stresin dhe duke rritur përqendrimin.
- Infuzi ujor i kardamomit ka veti antioksiduese dhe antiseptike.
- Formulë oil-free, ideale për përdorim të përditshëm.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni me lëvizje rrethore në fytyrë të pastër dhe rreth syve ditën ose/dhe natën. I përshtatshëm për përdorim pas rruajtjes. Vetëm për përdorim të jashtëm.
Hair and Body Wash with Cardamom & Propolis (250ml)
Pastron butësisht lëkurën dhe flokët, mbron dhe u jep atyre gjalleri.
Në vend të sapunit përdoren agjentë të butë pastrues dhe saponina natyrale për të pastruar në mënyrë efektive pa shkaktuar irritim dhe dehidratim.
Kombinimi i përbërësve organikë si kardamom, ginseng dhe vaj jojoba – ka veti antiseptike, anti-inflamatore dhe tonifikuese, ndërkohë që hidraton dhe zbut lëkurën.
Propolisi dhe jamballi kanë një veprim antiseptik dhe rregullojnë prodhimin e yndyrës ndërsa së bashku me ekstraktin organik të ullirit dhe vajit të bajames mbrojnë nga radikalet e lira dhe ndotësit e mjedisit (si smogu, tymi i cigares, metalet e rënda etj).
- Vajrat esenciale të kardamomit organik, sherebelës së pastër, limonit dhe cedrit rinovojnë lëkurën dhe përmirësojnë gjendjen shpirtërore duke larguar stresin dhe duke rritur përqendrimin.
- Ideale për përdorim në palestër apo gjatë pushimeve si dhe për përdorim të përditshëm.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në lëkurë dhe flokë të lagur duke e masazhuar butësisht. Më pas shpëlajeni tërësisht.
Apivita – Face Cleansing Black Cleansing Gel Face & Eyes (50 ml)
Xhel pastrues detoks i zi me karbon aktiv dhe propolis për të pastruar në mënyrë efektive fytyrën dhe sytë pa shkaktuar thatësi.
- Pastron make-up dhe papastërtitë me karbon aktiv dhe agjentë të butë pastrues.
- Detoksifikon me karbon aktiv dhe ekstrakt të patentuar propolisi
- E lë lëkurën të freskët, të pastër dhe komode falë pantenolit.
- Rigjallëron me një aromë delikate mjalti, lule portokalli dhe aromë të luleve të bardha.
- Uji në këtë formulë është zëvendësuar nga një infuzion antioksidant i trëndafilit të egër.
Udhëzime mbi përdorimin
Masazhojeni butësisht në lëkurën e lagur (fytyrë dhe sy), më pas shpëlajeni.
Reviews
There are no reviews yet.