Description
Përshkrimi i Produktit
Shplarës për gojën me 0.2% klorheksidinë dhe Colostrum është një trajtim anti-pllakë veçanërisht i indikuar në rastet e individëve me sistem imunitar të dobësuar të cilët janë më të predispozuar për lezione (çarje) për shkak të: tharjeve të gojës, ilaçeve, pirjes së duhanit, stresit, mungesës së vitaminave, dobësimit të organizmit për shkak të infeksioneve apo patologjive, sëmundjeve autoimune apo atyre që kanë bërë radioterapi.
Marrja e sasisë së duhur të enzimave dhe vitaminave garanton balancimin fiziologjik të mukozës orale.
Pa alkol. Me ADS (Anti-Discoloration System) që parandalon njollat e dhëmbëve, një efekt tipik anësor i produkteve të tjera me klorheksidinë.
Kujdes! Vetëm për përdorim të jashtëm. Mos e gëlltisni. Mbajeni larg fëmijëve. Mbajeni larg nga drita dhe nxehtësia.
Udhëzime mbi përdorimin
Shplani gojën për rreth një minutë me 10ml shplarës të paholluar. Përsëriteni 2 herë në ditë, pas vakteve kryesore. Rekomandohet të përdoret pas larjes së dhëmbëve. Mundohuni të shmangni sa më shumë pirjen e duhanit dhe ushqimet që mund të lëshojnë ngjyrë (si kafja apo çaji) të paktën një orë pas trajtimit. Vazhdoni me përdorimin për të paktën 7-14 ditë.
Reviews
There are no reviews yet.