Description
Përshkrimi i Produktit
Pharmaceris S – Hydro-Lipid Protective Body Lotion SPF 50+
Krem qetësues trupi me efikasitet të lartë për mbrojtje të lartë ndaj diellit. I testuar dermatologjikisht, ky locion trupi rekomandohet për lëkurën delikate, të ndjeshme dhe me probleme që kërkon mbrojtje shumë të lartë nga rrezet e forta të diellit, djegiet nga dielli dhe rrezatimi i dëmshëm UVA/UVB. Ky produkt mbrojtës rekomandohet edhe nga specialistët gjatë trajtimeve dermatologjike edhe pas procedurave të mjekësisë estetike, për të mbrojtur lëkurën nga çngjyrosjet.
Produkti përmban një përzierje të veçantë të filtrave UVA dhe UVB me një mekanizëm të dyfishtë të veprimit anti-UV (duke reflektuar dhe thithur rrezet e diellit) për të ofruar një mbrojtje efektive shumë të lartë nga rrezet e forta të diellit dhe efektet e dëmshme të tij. Kremi siguron mbi 98% mbrojtje UV dhe minimizon rrezikun e zhvillimit të hiperpigmentimit dhe çngjyrosjes në lëkurë.
Rimbush lipidet. Hidraton dhe ushqen thellësisht lëkurën, duke krijuar një barrierë që mbron epidermën nga thatësia e tepërt. Vitamina E përshpejton procesin e riparimit të epidermës dhe mbron lëkurën nga fotoplakja. Alantoina qetëson dhe lehtëson irritimet që vijnë nga ekspozimi në diell. Është rezistent ndaj ujit, i përshtatur për nevojat e njerëzve aktivë. Përthithet shpejt dhe nuk lë shtresë të yndyrshme në lëkurë.
Vitaminë e rinisë, Vitamina E me veti të rëndësishme antioksidante, mbron lëkurën nga radikalet e lira, ndotja dhe agresorët e mjedisit. Hidraton lëkurën dhe nxit rigjenerimin dhe rinovimin e saj. Gjalpi shea imiton barrierën lipidike mbrojtëse natyrale të lëkurës, qetëson dhe ushqen lëkurën në mënyrë efikase. Alantoina qetëson irritimet; sjell lehtësim dhe nxit rigjenerimin e epidermës. Filtrat mbrojtës UVA dhe UVB reflektojnë dhe thithin rrezet e diellit për të ofruar mbrojtje me efekt të lartë nga rrezet e diellit intensive.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni një sasi të mjaftueshme të kremit 20-30 minuta përpara ekspozimit në diell. Aplikojeni përsëri kremin çdo 2 orë dhe çdo herë pas larjes ose të notuarit.
Reviews
There are no reviews yet.