Description
Përshkrimi i Produktit
Solucion hipertonik për pastrimin e përditshëm të hundëve të fëmijëve dhe të të rriturve.
Përbërësit:
Ujë, ekstrakt nga Malva Silvestris, klorur magneziumi, klorur kaliumi, klorur natriumi, benzoate natriumi, imidazolinidil urea, tetra sodium (EDTA), klorur cetilpiridiniumi.
Indikacionet
- Higjenë e përditshme nazale.
- Lagështimi i mukozës së hundës.
- Rinopioli gjen përdorim jo vetëm si nje higjenizues efikas i kavitetit nazal por edhe si bashkëshoqerues i preparateve të tjera të indikuara në patologjitë e hundës, veshit dhe hapësirës oro-faringeale, te tilla si riniti, rinosinusiti, polipoza nazale, otiti, faringiti dhe tonsiliti.
Në sajë të përmbajtjes së tij të vecantë me ekstraktin e bimës së Malva Silvestris, Rinopiol gëzon efekte vecanërisht ekspektorante dhe antiinflamatore, në dallim nga solucionet e tjerë hipertonikë.
Mënyrat e përdorimit
Flakoni është i pajisur me një tub nazal të kalibruar për një vaporizim sa më optimal të kavitetit nazal, në mënyrë që të evitohet cdo lloj traume sado e vogël. Produkti është i perdorshëm në formë nebulizatori. Këshillohet të aplikohet 3 herë në ditë në secilën nga vrimat e hundës.
Reviews
There are no reviews yet.