Description
Përshkrimi i Produktit
Fastum Gel përmban ketoprofen si përbërës farmakologjikisht aktiv dhe mund të përdoret për përdorim të jashtëm në lëkurë në sëmundje që shoqërohen me dhimbje, inflamatore ose traumatike të kyçeve, tendineve, ligamenteve dhe muskujve.
Nëse masat mjekuese konvencionale të përshtatshme kryhen në të njëjtën kohë, ai ndihmon në shërimin e proceseve sipërfaqësore inflamatore të lëkurës, venave, enëve limfatike dhe gjëndrave limfatike.
Një substancë e përshtatshme garanton depërtimin e përbërësit aktiv pa shfaqjen e efekteve anësore të gjeneralizuara.
Preparati ka një tolerancë të shkëlqyer në vendin e aplikimit, edhe në lëkurë shumë të ndjeshme.
Efektet anësore
Nuk janë vënë re efekte anësore të rëndësishme pas përdorimit afatgjatë të FASTUM® Xhel.
Megjithatë duhet patur kujdes ekspozimi i lëkurës së lyer me fastum gel në rrezet e diellit.
Lëkura e lyer duhet të jetë e mbuluar nga rrobat sepse mund të kete ndonje efekt fotosensitiviteti.
Përdorimi në periudhën e shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji
Gjatë periudhës së shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji bari duhet përdorur vetëm pas vlerësimit rigoroz të indikacionit dhe vetëm nën mbikqyrjen e mjekut.
Ndërveprimet me barna të tjerë
Nuk ka të dhëna të ndërveprimit ndërmjet FASTUM® Xhel dhe barnave të tjerë.
Megjithatë indikohet monitorim i të sëmurëve që mjekohen me barna që përmbajnë kumarinë.
Papërputhshmëria
Nuk njihen papërputhshmëri me përbërës të tjerë aktivë.
Dozimi
Xheli të fërkohet lehtë (3-5 cm ose më shumë, në varësi të madhësisë të zonës së prekur) në lëkurë 1-2 herë në ditë.
Kunëderindikacionet
Mbindjeshmëri e njohur ndaj barit.
Këshilla për ruajtjen
Ruhet në temperaturën e dhomës.
Kujdes
Gjatë mjekimeve afatgjata me barna për përdorim të jashtëm mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie.
Në këtë rast, të ndërpritet bari dhe të fillohet një mjekim i përshtatshëm.
Reviews
There are no reviews yet.