Skip to content Skip to footer
-20%

Vichy – Mineral 89 krem riparues për sytë

2,240.00 L

(Mineral 89 Eyes Fortifying Cream)

Categories: , , , Product ID: 10799

Description

Përshkrimi i Produktit

Vichy Minéral 89 krem riparues për sytë

Vichy Minéral 89 krem riparues për sytë është një përkujdesje e formuluar veçanërisht për konturin e syve. Hidraton dhe lejon ndriçimin dhe freskimin e konturit të syrit. Redukton ënjtjen dhe shenjat e moshës falë përbërjes së kafeinës, edhe në lëkurën e ndjeshme.

Kjo formulë e domosdoshme në përkujdesjen e syve kombinon 89% ujë vullkanik Vichy me acid hialuronik me origjinë natyrale dhe kafeinë të pastër për të sjellë një pamje më të qetë dhe më të ndritshme. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës duke përfshirë lëkurën e ndjeshme, kjo formulë pa paraben dhe parfum ofron deri në 24 orë hidratim të vazhdueshëm.

  • Uji vullkanik Vichy: I lindur në thellësi të vullkaneve franceze, ky ujë fuqizohet nga 15 minerale thelbësore.
  • Acidi hialuronik me origjinë natyrale: Një përbërës i fuqishëm i aftë për të hidratuar, ushqyer dhe mbushur dukshëm lëkurën.
  • Kafeina e pastër: Një antioksidant qetësues që ndihmon në sigurimin e një pamje më të ndritshme dhe më të qetë. I jep lëkurës veti anti-inflamatore dhe redukton shfaqjen e celulitit dhe ënjtjen nën sy.

Që nga aplikimi, konturi i syve është i hidratuar përgjatë 24 orëve, rrudhat dhe vijat e holla zbuten dhe rrathët e zinj reduktohen. Pamja juaj është më pak e lodhur.

  • E testuar në lëkura të ndjeshme, e përshtatshme për çdo tip lëkure.
  • E testuar klinikisht. E testuar oftalmologjikisht dhe dermatoligjikisht.
  • Formule hipoalergjike. Pa alkool. Jo komedogjenike.

Udhëzime mbi përdorimin

Hidhni një pikë në majë të gishtave dhe aplikojeni në lëkurën e pastër rreth syve. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Vichy – Mineral 89 krem riparues për sytë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *