Skip to content Skip to footer

Bio Store është themeluar në vitin 1997 si importues i produkteve kozmetike dhe farmaceutike.
Sot importues dhe distributor i 12 kompanive më të suksesshme në tregun botëror.
Rrugë e gjatë, e vështirë, por absolutisht e bukur për parimet mbi të cilat kemi ecur në rrugën drejt suksesit.
Ne e konsiderojmë një sukses të madh futjen e produkteve dermokozmetike, materialeve mjekësore dhe ortopedike për herë të parë në Shqipëri, në vitin 1995.
Prezantuam suplementet ushqimore për herë të parë në Shqipëri, më parë në farmaci shiteshin vetëm barna mjekësore.
Çelësi i suksesit ka qenë kërkimi i produkteve të reja, cilësore me çmimin më të mirë të mundshëm për klientin shqiptar.

Ne i kuptojmë vështirësitë që kemi hasur në një treg të pamësuar me produkte të tilla, por dëshira për të bërë gjithmonë më të rejat dhe më të mirat, me bindjen se ky treg do të jetë i njëjtë me të gjitha tregjet më të zhvilluara, na bëri sot të jemi lider. në importin dhe shpërndarjen e këtyre produkteve.
Kjo marrëdhënie ndershmërie me klientin, e ruajtur me fanatizëm, na ka shpërblyer me rritjen e kompanisë ndër vite dhe me një perspektivë të qartë dhe ambicie të mëdha për të ardhmen.
Çdo blerje në kompaninë tonë është një investim që i kthehet klientit në cilësinë e produktit dhe shërbimit dhe me çmimin më të mirë të mundshëm krahasuar me të gjitha tregjet.
Bio Store bashkëpunon me farmacitë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Te gjitha produktet i gjeni ne farmacine tuaj.